E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bora paralizon Seulin

Banorët e kryeqytetit të Koresë së Jugut, Seulit, u përballen sot me reshjet më të mëdha të borës në historinë moderne të vendit, reshje këto të cilat detyruan aeroportet që të anulojnë fluturimet dhe të cilat paralizuan trafikun në Seul.

Reshjet e borës, të cilat filluan të dielën dhe vazhduan edhe gjatë ditës së sotme, ishin më të mëdhatë, që nga koha kur Koreja fillojë vëzhgimet meteorologjike në vitin 1937, deklaroi agjencia shtetërore për klimë.

Bora detyroi aeroportin ndërkombëtarë Gimpo në Seul që të anulojë gjithsej 224 fluturime.

Bora dhe akulli penguan trafikun brenda dhe përreth Seulit, me shumë banorë të cilët mbushën trenat për të shkuar në punë. Edhe qeveria u detyrua të shtyjë mbledhjen e rregullt të kabinetit, pasi që shumë ministra kishin mbetur të ngujuar në trafik.

Mbi 3600 punëtorë u mobilizuan për të pastruar borën nga rrugët e Seulit, ndërsa rreth 5 mijë ushtarë u dërguan në Seul dhe provincën fqinje Gyeonggi, për të ndihmuar ekipet për pastrimin e borës, njoftoi Ministria e Mbrojtjes.

Edhe Pekini gjatë fundjavës u paralizua nga bora dhe të dielën në kryeqytetin e Kinës u shënua reshja më e madhe e borës që nga janari i vitit 1951.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›