Katër ushtarë amerikanë vriten në Afganistan
Një bombë e vendosur skaj rrugës ka vrarë katër ushtarë amerikanë, përndryshe humbjet e para në radhët e forcave amerikane këtë vit në Afganistan, ndërsa një ushtarë britanik është vrarë, përderisa po patrullonte në një rajon tjetër të dhunshëm në jug të Afganistanit, kanë njoftuar sot zyrtarët.
Në kumtesën e lëshuar nga forcat e NATO-s në Afganistan u theksua se ushtarët amerikanë kanë humbur jetën, pas një shpërthimi që ndodhi të dielën në jug të Afganistanit, duke mos ofruar me këtë rast detaje tjera më të hollësishme.
Ministri britanike e Mbrojtjes theksoi se ushtari britanik është vrarë, përderisa po patrullonte në provincën e Helmandit.
Gjithashtu sot NATO-ja njoftoi se forcat afgane dhe ato ndërkombëtare kanë zbuluar një sasi të madhe të marihuanës, të cilën ja kanë dorëzuar më pas policisë afgane për ta shkatërruar.
Në momentin kur forcat ndërkombëtare dhe ato afgane kanë përqendruar përpjekjet e tyre për të shkatërruar fushat e opiumit, një numër gjithnjë e më i madh i afganëve ka filluar të kultivojë marihuanën, pasi që autoritet afgane i kanë kushtuar më pak vëmendje shkatërrimit të këtij narkotiku.