Policia dhe ushtria, ja masat e marra për përballimin e situatës
Situata e rënduar ka sjellë edhe
reagimin për marrjen e
masave të tjera emergjente. Sipas
Ministrisë së Brendshme, me urdhër
të Kryeministrit u mobilizuan
të gjitha forcat e Xhenios të
Ministrisë së Mbrojtjes, Forcat e
rendit dhe Forcat e Ndërhyrjes së
Shpejtë për të mbështetur forcat e
Policisë Rrugore për të ngritur postblloqe
për organizimin dhe
drejtimin e automjeteve në akset
rrugore problematike. Gjithashtu,
forcat e Xhenios do të mobilizojnë
të gjithë potencialin e mundshëm
njerëzor dhe të mjeteve për të
mbështetur lehtësimin e
qarkullimit të automjeteve. Është
për t‘u theksuar se me gjithë kushtet e motit që kemi në sezonin e
dimrit që jemi, situata është nën
kontroll, pasi të gjitha shtabet qendrore
në qarqet verilindore janë në
gatishmëri dhe bashkëveprojnë
me nënshtabet e ngritura pranë
pushteteve vendore. Sipas Ministrisë
së Brendshme, të tre qarqet
problematike nuk kanë pasur
probleme me furnizimin me energji
elektrike, përjashto ndonjë
defekt të përkohshëm në fshatra
të veçanta. Efektivët e policisë
rrugore janë në krye të detyrës,
duke organizuar dhe drejtuar
qarkullimin e mjeteve. Gjithashtu,
drejtoritë rajonale dhe drejtoritë
rurale të rrugëve, me të gjithë potencialet
e tyre me njerëz dhe me
mjete, po punojnë për pastrimin
e borës dhe hedhjen e kripës dhe
skorieve. Zonat e thella malore,
dyqanet dhe tregtarët e artikujve
ushqimorë janë të furnizuar dhe
nuk presim situata problematike,
edhe nëse moti do të vazhdojë me
reshje bore dhe me ngrica. Dje në
orën 04:00, Komanda e Forcës së
Bashkuar ka nisur në drejtim të
Qafës së Malit një borëpastruese,
e cila ka mbërritur në destinacion,
si dhe një karroofiçinë dhe një
mikrostacion për ndërlidhje.
Gjithashtu, Komanda e Bashkuar
ka urdhëruar 40 trupat e KMR-së
Kukës me mjetet e tyre të jenë të
gatshëm për çfarëdo ndihme që
do t‘u kërkohet.
reagimin për marrjen e
masave të tjera emergjente. Sipas
Ministrisë së Brendshme, me urdhër
të Kryeministrit u mobilizuan
të gjitha forcat e Xhenios të
Ministrisë së Mbrojtjes, Forcat e
rendit dhe Forcat e Ndërhyrjes së
Shpejtë për të mbështetur forcat e
Policisë Rrugore për të ngritur postblloqe
për organizimin dhe
drejtimin e automjeteve në akset
rrugore problematike. Gjithashtu,
forcat e Xhenios do të mobilizojnë
të gjithë potencialin e mundshëm
njerëzor dhe të mjeteve për të
mbështetur lehtësimin e
qarkullimit të automjeteve. Është
për t‘u theksuar se me gjithë kushtet e motit që kemi në sezonin e
dimrit që jemi, situata është nën
kontroll, pasi të gjitha shtabet qendrore
në qarqet verilindore janë në
gatishmëri dhe bashkëveprojnë
me nënshtabet e ngritura pranë
pushteteve vendore. Sipas Ministrisë
së Brendshme, të tre qarqet
problematike nuk kanë pasur
probleme me furnizimin me energji
elektrike, përjashto ndonjë
defekt të përkohshëm në fshatra
të veçanta. Efektivët e policisë
rrugore janë në krye të detyrës,
duke organizuar dhe drejtuar
qarkullimin e mjeteve. Gjithashtu,
drejtoritë rajonale dhe drejtoritë
rurale të rrugëve, me të gjithë potencialet
e tyre me njerëz dhe me
mjete, po punojnë për pastrimin
e borës dhe hedhjen e kripës dhe
skorieve. Zonat e thella malore,
dyqanet dhe tregtarët e artikujve
ushqimorë janë të furnizuar dhe
nuk presim situata problematike,
edhe nëse moti do të vazhdojë me
reshje bore dhe me ngrica. Dje në
orën 04:00, Komanda e Forcës së
Bashkuar ka nisur në drejtim të
Qafës së Malit një borëpastruese,
e cila ka mbërritur në destinacion,
si dhe një karroofiçinë dhe një
mikrostacion për ndërlidhje.
Gjithashtu, Komanda e Bashkuar
ka urdhëruar 40 trupat e KMR-së
Kukës me mjetet e tyre të jenë të
gatshëm për çfarëdo ndihme që
do t‘u kërkohet.