E Diel, 1 Nëntor 2026

Bora zbardh Tiranen. Probleme ne disa akse dhe komuna te izoluara

Mengjesi i sotem e ka gjetur kryeqytetin te zbardhur nga bora. Rreth ores 0730 floket e bores kane nisur me shtruar duke zbardhur rruge e cati shtepish e duke entuziazmuar ata qe e duan boren.

Por ndersa ne kryeqytet reshjet e bardha nuk kane shkaktuar probleme nuk mund te thuhet e njejta gje per nje sere aksesh te cilat jane bllokuar per shkak te bores.

Moti i keq ka izoluar disa komuna ne zonat e thella dhe ka shkaktuar shume probleme ne qarkullimin e automjeteve per shkak te ngrices e bores neper akse rrugore.

Sipas te dhenave nga rrethet mesohet se te bllokuar jane akset Kukes-Qafe Mali Kukes-Peshkopi Krume-Bajram Curri Bajram Curri-Qafe Mali.

Probleme ka aksi nacional Kukes-Tirane ku qarkullimi keshillohet te behet me zinxhire.
Per shkak te bores shume komuna ne veri jane izoluar si Zapodi Grykes aj Kalis Arres Gjinaj Lekbibaj dhe Markgegaj.

Probleme ka edhe ne zonat jugore ku u ftohti dhe ngrica kane veshtiresuar levizjen e automjeteve. Si gjithnje ne mot te tille bllokohet Qafa e Llogarase.

Qarku i Korces Gjirokastres Elbasani Ku jane zgjuar sot te zbardhur nga debora. Policia i ben thirrje drejtuesve te mjeteve te kene kujdes dhe te udhetojne me zinxhire.

Reshjet e bores kane zbardhur mengjesin e sotem Korcen per pasoje Qafa e Qarrit Qafe Plloc Qafe Thane dhe Korce-Kapshtice kalohen me zinxhire.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›