Borchard: Afrimi i Shqiperise me BE kerkon pune

Ne prill te 2009-es, Shqiperia do te jete partnere e NATO-s ne rast se ajo do t‘i permbahet deri ne fund vullnetit per te bashkepunuar me opoziten per reformat.
Keshtu ka deklaruar ambasadori gjerman ne Shqiperi, Bernd Borchard, i cili nder te tjera ka theksuar se anetaresimi i Shqiperise ne strukturat evropiane nuk eshte dicka e lehte.
“Afrimi me BE-ne kerkon pune. Celesi i anetaresimit eshte vazhdimi konsekuent i reformave”, eshte shprehur Borchard.
Me tej, diplomati i ka bere thirrje qeverise qe te bashkepunoje me opoziten, si dhe ka shprehur mbeshtetjen e Berlinit per integrimin e plote te vendit tone ne NATO.