E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ngjarjet e 97, deshmitaret prova kryesore

Deshmitaret okulare te trazirave te vitit 1997, duket se jane pika kyçe e prokurorise per zbardhjen e mjaft ngjarjeve makabre. Grupi hetimor, i ngritur nga Policia e Shtetit, po kryen nje pune voluminoze ne gjetjen dhe venien e tyre ne dispozicion te prokurorise per t‘i ndihmuar ne disa dosje penale.

Megjithese ne gjysmen e dyte te vitit ‘97, shumica e deshmitareve kane lene vendin, duke u transferuar ne te shumten e rasteve ne Perendim dhe nje pjese e mire e tyre kane fituar statusin e azilantit, hetimi i policise dhe prokurorise duket se po gjen mjaft prova per rihapjen e nje pjese te ngjarjeve, qe shkaktuan trazirat e vitit jo dhe aq te larget.

Tre nga deshmitaret okulare te ngjarjes se Cerrikut, qe kane pare masakren, ndodhen ne Angli e Belgjike. Nderkohe qe gardistet kane fituar statusin e azilantit, ndersa kane mundur te japin deshmi ne Prokurorine e Krimeve te Renda, e cila ka derguar ne gjykate dosjen penale.

Disa dite me pare, organi i akuzes hapi procesin, duke lexuar kerkesen per gjykim. "Nje nga provat me te forta te prokurorise jane deshmite e vete te arrestuarve, te cilet kane akuzuar njeri-tjetrin per masakren.

Mesohet se nga hetimet e deritanishme, prokuroria ka vertetuar se anetareve te bandes se Cerrikut u ishin premtuar viza ne vendet Perendimore", thane burimet nga policia.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›