Borchard: Integrimi do administratë efiçente

Tiranë, 16 mars, NOA Për të ecur para në rrugën drejt integrimit evropian, Shqipërisë i duhet një administratë publike jo vetëm e qëndrueshme, por edhe efiçente në punën e saj.
Një fakt të tillë e ka bërë me dije ambasadori i Gjermanisë në vendin tonë, Bernard Borchard, sipas të cilit ky vend e mbështet integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, por ajo duhet të punojë edhe më shumë për forcimin e administratës publike.
Të mos harrojmë se një nga kriteret më të rëndësishme të Kopenhagenit për t'u realizuar anëtarësimi në Bashkimin Evropian, është një administratë publike funksionale, e cila nuk duhet të vuajë më nga largimet e nëpunësve nga puna për motive politike, tha ai.
Në lidhje me këtë çështje, ka shtuar më pas se shumë nëpunës të kualifikuar nga ndërkombëtarët u larguan nga puna mbi baza motivimesh politike, porse kjo nuk duhet të ndodhë më.
Gjermania dhe partnerët ndërmbëtarë kanë shpenzuar shumë për trajnimet e administratës publike në Shqipëri, mësohet të ketë deklaruar ndër të tjera përfaqësuesi zyrtar gjerman në vendin tonë.
n.e/NOA