E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia vendos emërtimet e rrugëve dhe pallateve

Bashkia e Tiranës ka bërë publike nisjen e procesit të emërtimit të rrugëve në qytet


Problemi i orientimit të njerëzve në rrugët e kryeqytetit, tashmë, po merr rrugën e zgjidhjes. Gjatë ditës së djeshme, Bashkia e Tiranës ka bërë publike nisjen e procesit të emërtimit të rrugëve në qytet. Ky projekt është i ndarë në tri faza, gjatë të cilave do të realizohet vendosja e tabelave në të gjitha rrugët sheshet, parqet, lulishtet dhe ambientet e tjera publike të qytetet.


"Ne jemi në fazën e realizimit në terren të vendosjes së të gjitha adresave të rrugëve dhe të numërtimit të ndërtesave, dhe pastaj të numërtimit të çdo hyrjeje në kryeqytetin e Shqipërisë", tha kreu i Bashkisë, Edi Rama.


Pjesa e parë e këtij projekti ka vendosur tabelat me emra në dy rrugë të kryeqytetit, në rrugën "Fortuzi" dhe "Mine Peza". Ndërsa më tej do të vazhdojë puna për pajisjen e të gjitha ambienteve publike me tabela emërtuese.


Projekti është i ndarë në tri faza. Faza e dytë që ka të bëjë me numërtimin e të gjitha godinave të qytetit. Ky proces, sipas Bashkisë, do të realizohet gjatë vitit 2010 në terren.


Por, puna nuk do të përfundojë vetëm me emërtimin e rrugëve, pasi në një fazë të tretë të projektit është parashikuar që të emërtohen të gjitha hyrjet e pallateve dhe apartamenteve. Një sistem ky që ka funksionuar gati 20 vite më parë dhe aktualisht funksionin pjesërisht për pallatet e ndërtuara para viteve '90-të.


Ndërsa për ndërtimet e reja, procesi i numërtimit kryhet për herë të parë. "Më në fund pas shumë kohësh, por edhe pas një pune jashtëzakonisht të vështirë për shkak të kompleksitetit të problemit dhe për shkak të një bazë ligjor që u sqarua, duke humbur jo pak vite moskuptimi mes pushteti vendor dhe pushtetit qendror, projekti do të realizohet", - tha Rama. I gjithë projekti, i cili ofron sistemin e ri të adresave në Tiranë, do të përfundojë brenda viti 2011-të.


Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›