E Diel, 1 Nëntor 2026

Bordi i Alstom, projekte për të qenë prezent në Shqipëri në fushën e transportit

08-01-2012 / Gazeta 55

Paris/ Kryeministri Sali Berisha takon Patrick Kron, Presidentin e kompanisë “Alstom”

Kryeministri Sali Berisha u takua, në Paris, me Patrick Kron, President i kompanisë Alstom, një kompani multinacionale me origjinë franceze, si dhe me përfaqësues të tjerë të këtij grupi. Zyra e shtypit e kryeministrisë bëri të ditur se gjatë takimit, Patrick Kron i paraqiti Kryeministrit Berisha vendimin e Bordit për të qenë prezent në Shqipëri me projekte në fushën e transportit. Gjithashtu, ai u shpreh i impresionuar nga performanca e ekonomisë shqiptare dhe theksoi se çmonte kontributin e Shqipërisë në këtë diskutim mbi të ardhmen e ekonomisë evropiane, si pjesë e ekonomisë globale, duke dhënë një model të suksesshëm zhvillimi e tërheqës për investitorët e huaj. Patrick Kron theksoi interesin e kompanisë së tij në ndërtimin e tramit në Tiranë, si dhe projekte të tjera të infrastrukturës. Kryeministri Berisha i falënderoi dhe garantoi mbështetje e transparencë nga qeveria e tij, për suksesin e çdo lloj projekti që ata do të fillojnë. Gjithashtu, kreu i ekzekutivit i ftoi ata në projekte të tjera madhore në fushën e energjisë dhe infrastrukturës.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›