E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bordi i FMN-së miraton këstin e 6 të ndihmës për Greqinë

Bordi i FMN-së miraton këstin e gjashtë të ndihmës për Greqinë, një këst prej 8 miliardë eurosh. Nëse bordi i FMN-së nuk miratonte lëvrimin e këtij kësti Greqia nuk do të merrte dot ndihmën prej 8 miliardë eurosh, e cila do ta ndihmojë të kapërcejë krizën e borxheve. Fondi do të jetë në dispozicion për Greqinë në mesin e muajit dhjetor dhe menaxhimi i këtij fondi do të mbikëqyret nga një ekip i posaçëm i FMN-së , i cili do të mbërrijë në Greqi në datat 12-16 dhjetor.

Vetëm pak ditë më parë krerët europianë kanë votuar pro lëvrimit të ndihmës për Greqinë, dhe prej tyre ishte dhënë siguria që ky fond do të lëvrohej.

Ndërkohë edhe qeveria greke ndoqi udhëzimet e BE-së për masat e reja shtrënguese të cilat bënë të mundur lëvrimin e këstit të gjashtë të ndihmës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›