E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nimiç: Haga nxit iniciativë për zgjidhjen e emrit

Vendimi i Gjykatës së Hagës duhet të shihet si një mundësi për nxitjen e iniciativave të reja për zgjidhjen e kontestit të emrit.

Kjo është theksuar sot nga ndërmjetësi i OKB-së për kontestin e emrit, Metju Nimiç në një deklaratë me shkrim lidhur me vendimin e sotëm të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë kundër palës greke.

"Vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare lidhur me Marrëveshjen e përkohshme të vitit 1995 duhet me kujdes të shqyrtohet nga ana e qeverive të të dyja vendeve. Gjatë ditëve të fundit kam qenë në komunikim me ta dhe kam kërkuar që të shohin këtë vendim si mundësi për të menduar në mënyrë konstruktive për marrëdhëniet e ndërsjellta si dhe për përtëritjen e nismës për arritjen e një zgjidhje definitive për kontestin e emrit", deklaroi Nimiç.

Ai ka shtuar se është i gatshëm për të punuar me dy vendet që sa më shpejt të arrihet një zgjidhje afatgjate për kontestin e emrit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›