Merkel dhe Sarkozy takohen sot ne Paris
Presidenti francez Nikolas Sarkozi dhe kancelarja gjermane Angela Merkel pritet të takohen sot për të rënë dakort mbi propozimet e përbashkëta me qëllim zgjidhjen e krizës së borxheve eurozonës.
Ky takim vjen para samitit të 9 dhjetorit i cili është parë dhe si vendimtar për fatin e monedhës së vetme euro. Ndërkohë dy vende të goditura keq nga kriza e erurozonës si Italia dhe Irlanda po përgatisin masat e tyre shtrënguese për ti bërë ballë situatës së vështirë .
Takimi franko-gjerman i cili do të mbahet në Paris nis kështu dhe javën e takimeve për liderët europianë i cili do të kulmojë në Bruksel ditën e premte .
Franca dhe Gjermania duhet të luajnë një rol kyç për të siguruar "një zonë të stabilitetit", është shprehur Sarkozy më herët .
Ndërsa Merkel ka premtuar "hapa konkret drejt një bashkimi fiskal".
Ndryshimi i Traktatit të Bashkimit Europian i cili është dhe motivi kryesor i takimit mes dy liderëve mund të marrë shumë muaj, por më parë duhet aprovimi i vendeve të tjera anëtare të BE-së .