Bordi i Monitorimit publikon sot raportin e dytë mbi pasqyrimin fushatës
Bordi i Monitorimit të Medias pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pritet të publikojë paraditen e sotme, raportin e dytë të monitorimit të fushatës elektorale në operatorët televizive, për zgjedhjet e 28 qershorit. Raporti i dytë i BMM pritet të paraqesë rezultatet e monitorimit të javës së dytë të fushatës elektorale të pasqyruar në mediat televizive për subjektet zgjedhore, konkurrente në zgjedhjet e përgjithshme.
Një javë më parë kryetari i BMM-së, Basir Çollaku, paraqiti para anëtarëve të KQZ-së monitorimin e minutazhit të fushatës elektorale në televizionet kryesore në periudhën 28 maj-1 qershor, ku konstatohej një mungesë balancimi në aktivitetin elektoral mes dy partive të mëdha, PD e PS. Në këtë raportim, BMM konstaton se nga disa TV janë transmetuar reklama elektorale në orare që nuk i lejon ligji. Bordi në raportin e tij të parë vendosi të mos marrë masa administrative për shkeljet ligjore të vërejtura nga disa operatorë, por iu përcolli atyre një kujtesë për pasqyrimin korrekt të veprimtarisë elektorale. Në raportin e parë, BMM konstatoi shkelje në transmetimin e reklamave politike në oraret 18:00-20:00, gjë që nuk lejohet nga Kodi. Ndër të tjera Bordi ka njoftuar gjithashtu se disa mediave u është tërhequr vëmendja, ndërkohë që masat ndaj tyre do të merren në ditët në vijim.
Po raporti i parë ka ngjallur diskutime të mëdha nga partitë e majta. Kështu përfaqësuesi i PS-së në KQZ, Genc Gjonçaj ka akuzuar faktin se qeveria dhe kryeministri i vendit për 5 ditë të monitorimit kanë konsumuar hapësirë televizive rreth 650 minuta, më tepër sesa 10 orë kohë televizive dhe e cilësoi BMM të njëanshëm. Sipas socialistëve, në faqen katër të raportit të bordit, jepen shifra që tregojnë kohë. Dhe nëse do të llogarisim shifra të dhëna e ti marrim si janë paraqitur në KQZ, duke filluar nga TVSH diferenca mes PD dhe PS është në disfavor të PS për 23 minuta. Këtu duhet të llogarisim dhe kohën e kryeministrit dhe qeverisë, e cila shkon në 87 minuta, shprehen socialistët. Pra edhe BMM është komentuar duke u bërë e pabesueshme tani me raportet e tij. Bordi i Monitorimit të Medias, sipas Kodit Zgjedhor (neni 85), ngrihet nga KQZ dhjetë ditë para fillimit të periudhës zgjedhore. Ai ka për detyrë monitorimin e zbatimit të dispozitave të kodit për fushatën zgjedhore në radion dhe televizionin publik dhe ato private. BMM e ushtron veprimtarinë e tij në të gjithë territorin zgjedhor. Për kryerjen e monitorimit Bordi shfrytëzon kapacitetet teknike që disponon Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit.