De Biazi nuk stepet nga dëmtimi i Currit
Duket se askush nuk është më i pazëvendë sueshëm në radhët e kombëtares. Edhe pse dëmtimi i mbrojtësit Debatik Curri në pamje të parë është dukur si alarm për stafin e Kombëtares shqiptare, trajneri Xhani De Biazi menjëherë ka nisur të gjejë zëvendësuesin e tij, pa krijuar panik jo vetëm në radhët e skuadrës, por edhe te tifozët, si për t'u dëshmuar edhe norvegjezëve që nuk do të jetë mbrojtja, pika më e dobët për Shqipërinë në ndeshjen e radhës, pavarësisht mungesave të shumta. Mungesës së Lilës dhe Canës i shtohet kështu edhe Curri, që duket se "tersi" i keq nuk po i ndahet këtë vit. Stafi i ekipit kombëtar nuk ka përcaktuar shkallën e dëmtimit, kjo për të mos zbuluar gjithçka, duke mos lënë as kamerat të xhirojnë në stërvitje.
ALTERNATIVAT
Si kurrë më parë, Kombëtarja shqiptare duket se nuk ka probleme nëse ka mungesa, madje edhe kur ato janë të shumta. Kështu, mungesave të shumta për këtë ndeshje, si Cana, Roshi, Lila, Meha dhe Kukeli, trajneri i ekipit kuqezi u është kundërpërgjigjur me 6 ftesa të reja, shto këtu edhe rikthimet në kombëtare, si Teli apo Osmani. Mes këtyre ai ka gjetur edhe alternativat, pa harruar lojtarët e tjerë stabël. Në mungesë të Canës, u mendua që dyshja mbrojtëse e qendrës të ishte Mavraj-Curri, mbështetur nga Dallku në të djathtë dhe Agolli në të majtë. Por me dëmtimin e Currit, qendra tani pritet t'i besohet Telit, Osmanit, Berishës, por një ide është edhe për Hysajn, pavarësisht se ai luan në të majtë të mbrojtjes. Deri tani duket se De Biazi është më shumë mes Osmanit dhe Telit, kjo edhe për shkak së gjatësisë së tyre, plus që Berisha luan për herë të parë dhe në këtë repart duhen lojtarë me përvojë.
MESFUSHA
Enigmat më të mëdha i përkasin mesfushës. Por këtu nisur nga numri i madh i mesfushorëve të grumbulluar dhe jo nga mungesat, edhe pse nuk do të jenë Meha, Kukeli, Lila dhe Roshi. Emrat më të favorizuar janë Ervin Bulku dhe Migjen Basha në mesfushë, ndërsa Jurgen Gjasula dhe Valdet Rama nga krahët. Gjithsesi, një konkurrent shumë i fortë për një fanellë titullari është edhe Ergys Kaçe, mesfushori 19-vjeçar i PAOK-ut. Por natyrisht edhe Gjasula, Abrashi, Lilaj, Vila, Vajushi dhe të tjerë do të jenë aty, për të pritur momentin e tyre. Pritet shumë nga ky repart, sidomos loja nga krahët, aty ku po insiston më shumë trajneri De Biazi.
SULMI
Sa i përket sulmit, nuk pritet ndonjë ndryshim nga sfida e Oslos. Edgar Çani dhe Hamdi Salihi mbeten për momentin zgjedhje të para për Xhani De Biazin, i cili ka treguar se di të surprizojë në momentet më të rëndësishme. Megjithatë, edhe në këtë repart shumë gjëra do të varen nga vijueshmëria e lojës, kush do të kalojë i pari në avantazh. Por edhe Llullaku, që është lojtar i sulmit, më shumë mund të përdoret si mesfushor i avancuar sesa në vijën e parë. Bogdani është gjithnjë aty, si kur duhet të mbrojë rezultatin, ashtu edhe për të shënuar. Jo më kot është golashënuesi më i mirë me 19 gola.
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)