E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia, masa ekstra për sfidën e nesërme

Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë ka marrë një sërë masash organizative në drejtim të sigurimit të rendit dhe qetësisë, para, gjatë dhe pas përfundimit të këtij aktiviteti sportiv. Gjatë hyrjes së sportdashësve në stadium, nga ana e policisë do të ushtrohet kontroll i imtësishëm në drejtim të parandalimit të futjes në stadium nga tifozët, të sendeve të ndaluara, si mjete e sende të forta, fishekzjarre, shishe të ndryshme, kapsolla, flamuj me shkopinj, parulla me mbishkrime jo të përshtatshme, etj. "U lutemi qytetarëve për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e tyre, për bllokimin e segmenteve rrugore që të çojnë për në stadiumin "Qemal Stafa" në Tiranë, duke filluar nga ora 14:00 deri më 24:00 të ditës së premte, duke bllokuar qarkullimin në rrugët "Dervish Hima", "Asim Zeneli" dhe "Perlat Rexhepi", si dhe sheshi "Nënë Tereza" deri te Presidenca. Policia e Tiranës, duke kërkuar dhe njëherë mirëkuptimin e publikut, u kujton sportdashësve dhe pjesëmarrësve në këtë aktivitet, respektimin me rigorozitet të rregullave të vendosura dhe kodit të sjelljes si para, gjatë dhe pas përfundimit të aktivitetit sportiv", - thuhet në deklaratën e Policisë së Tiranës.
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›