Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja, rritet me 5 lekë nafta dhe gazi, shtrenjtohet edhe benzina

Bordi i Transparencës ka ndyshuar sërish çmimet e karburanteve këtë të mërkurë. Sipas vendimit të fundit, nafta ka pësuar rritje me 5 lekë duke u shitur 195 lekë/litri. Rritje me 4 lekë ka pësuar edhe çmimi i benzinës duke u shitur me 189 lekë/litri. Edhe gazi ka pësuar rritje me 5 lekë për tu shitur me 80 lekë/litri.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 15 Shkurt, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
“Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 195 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 183 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 189 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 177 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 80 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 68 lekë/litër për automjetet.
Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 101 lekë/litër.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 15 Shkurt, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes”, thuhet në vendim.
/rtsh.al/