E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Edhe dy vjet për konçesionin e pullave fiskale, Zv. ministeri i Ekonomisë dhe Financave: Shmangim arbitrazhin

Komisionet parlamentare vendosën të shtyjnë me dy vite të tjera koncesionin për pullat fiskale dhe pullat e kontrollit të barnave.

Komisionet parlamentare morën në shqyrtim projektigjin për “Për miratimin e kontratës sё koncesionit, ndërmjet Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë dhe shoqërive “Sicpa Security Solutions Albania” për projektimin, financimin, prodhimin dhe ngritjen e një sistemi për emetimin, shpërndarjen, dhe monitorimin e pullave fiskale e të pullave të kontrollit të barnave.

Projektligji vjen në tryezën e komisioneve me kërkesë të qeverisë dhe pas negociatave me shoqëritë koncesionare. Zv. Minister Ekonomisë dhe Financave, Besart Kadia sqaroi se projektligji në fjalë synon të shmangë përballjen e palëve kontraktore në Gjykatën e Arbitrazhit.

Deputetja, Blerina Gjylameti në cilësinë e relatores vlerësoi se ky projektligj nuk mbart asnjë efekt negativ apo risk fiskal për shtetin shqiptar. Pas pyetjeve dhe diskutimeve, komisioni miratoi në parim, nen për nen dhe në tërësi projektligjin në fjalë.

/rtsh/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›