Bordi i librave

Do te takojme Jovan Kristiqin nje nga keshilltaret e ministrit te Arsimit por mbi te gjitha kryetar i bordit per miratimin e teksteve shkollore filtri ku varen shpresat per kontrolle te imtesishme ndaj tregimeve si ai per Jehonen e vogel te cilin sigurisht qe zoti Kristiqi e ka lexuar.
Objektivi i ketij tregimi ne tekst eshte ndjenja e dashurise e humanizmit per femijet jetime shprehet Kristiqi.
Sigurisht qe askush nuk do te deshironte te mendonte qe kishte nje prapavije ne konceptimin e atij tregimi megjithate qendron fakti se ai tregim eshte problematik dhe te pakten edhe kryetari i bordit miratues e ndan kete qendrim me ne.
Teksti ka disa detaje qe mund te shkaktojne debate sic jane vizita qe ben punonjesi ne Kalane e Rozafes qe e ka kaluar Jehonen 19 here thote Kristiqi.
Dhe si nje profesor matematike detajet numerike jane nje tjeter pike e nxehte. Por matematika nuk le vend per opinione.
Per mua nuk ka lidhje me Jehonen 19 here por ai numeron ardhjet ne Shqiperi deklaron Kristiqi.
Nje nga tekstet e gjuhes shqipe qe ka ngjallur shume debate rreth notave pedofilike sipas zotit Kristiqi ka nje shpjegim shume te thjeshte duke u bazuar tek perkufizimi i cfare eshte e cfare jo pedofili.
Nga shtypi i vihet akuza pedofili ne tekstet shkollore. Por pedofili eshte kur pershkruhen kontakte fizike. Nese pershkruhen keto atehere merr ngjyren e pedofilise thekson Kristiqi.
Nese nuk eshte pedofili atehere cfare eshte ky tekst qe ka ngritur ne kembe prinder e mesues
Mendoj se ka disa detaje qe per mentalitetin tone ka nje shije te hidhur ateher ky e ka kapercyer moshen e nje nxenesi te klases se trete. Ne nuk mund te futemi ne debate me nje nxenes apo me nje femije te klases se trete sepse nuk i kupton keto probleme pohon Kristiqi.
Megjithate ne negociata e siper marrim premtimin e shumepritur.
Rregullat e altertekstit te ri kemi thene qe ne rast kundershtimesh do te behet rishikimi. Ky tregim duke qene jashte kontaktit per moshen e nxenesve te hiqet ne botimet e ardhshme thekson Kristiqi.
Tregimi per Jehonen e vogel ndodhet ne faqen 28 te librit te gjuhes shqipe te klases se trete por a jane pare me shume vemendje te gjithe faqet e tjera dhe te gjithe librat e ciklit parauniversitar
Ne te gjitha tekstet ne Itali thuhet nje fjali qe eshte e pamundur qe ne nje tekst shkollor te mos kete gabime. Duke pasur parasysh kete gje u bejme thirrje prinderve dhe mesuesve qe te kalojne ankesat e tyre nepermjet Ministrise se Arsimit dhe te behen rregullimet e duhura shprehet Kristiqi.