Teksti i diskutueshem

Po sikur nje liber ne vend qe te sqaroje mendjet e vogelusheve ti turbulloje ato Ky eshte libri gjuha shqipe per klasen e trete nje liber qe gjendet ne pothuajse te gjitha shkollat e vendit.
Ka disa vite mund te kete 4 ose 5 vite qe qarkullon shprehet nje prej mesueseve.
Qe nga 2005 cdo femije qe meson gjuhen shqipe nga ky liber meson gjithashtu dhe per historine e Jehones se vogel.
Mirepo me pak sy kritik dhe me nje veshtrim te vemendshem zbulon qe ky tekst eshte i mbushur me dykuptimesi jo aq te shendosha per nje femije te vogel dhe disa nena te kujdesshme e kane ngritur kete shqetesim prej disa kohesh.
E kam lexuar dhe me eshte dukur pak ashtu. Ndodh shpesh qe ne tekste te kete probleme thote prej nenave.
Tregimi per Jehonen e vogel gjendet qe ne kapitujt e pare te librit Gjuha shqipe 3. Ky tregim flet per dashurine e madhe dhe jo fort te zakonshme te nje zoterie qe ishte punonjes britanik humanitar ndaj nje jetimeje shkodrane te cilen e shetiste ne liqene e restorante madje sic saktesohet ne liber ne plot 19 takime te ndryshme.
Mesuesit kane kohe qe e japin kete tekst qe eshte miratuar nga Ministria e Arsimit por po kaq kohe kane qe e vene re kete artikull te cuditshem.
Shqetesimi yne qe ne ngritem na beri pershtypje dhe u ndalem shprehet nje prej mesueseve.
Nje britanik nje vajze shume e vogel perkujdesje perkedhelje takime ne restorante dhe notime te perbashketa ne liqenin e Shkodres ju kujtojne ndokend
Ky tekst me duket pak librat e David Brown thekson nje prej mesuesve.
Mirepo udhetimet me nje te panjohur nuk jane saktesisht ajo cka prinderit u sugjerojne femijeve.
Por si e gjykojne mesueset e gjuhes shqipe kete tekst
Pervec gjuhes ka edhe probleme te tjera qe sjellin nje skene imagjinare dhe jo reale thote nje prej mesueseve.
Mesuesja e fillores tek shkolla Lidhja e Prizrenit nder shume paradokse apo keqkuptime qe sjell ky liber sjell edhe detaje te tjera se cfare mund te keqkuptojne femijet.
Nuk perceptohet qe nje femije kaq i vogel te jape kaq pergjigje qe arriti te marre britaniku thote mesuesja.
Qendron fakti qe femijeve u jepet per te mesuar ndersa mesuesit jane te detyruar ta konsumojne nje tekst shume te dyshimte qe mbase ka per qellim te percjelle te tjera vlera.
Mesazhet qe ne perpiqemi te percjellim jane pozitive dhe jo negative shprehet mesuesja.
Sikur te mos mjaftonin gjithe problemet qe kane tekstet shqiptare tashme nderhyn edhe hija e supozuar e David Brown-it qe te pakten sipas mesuesve edhe nese ky rrezik ndikimi do te ishte minimal mire do te qe te ishte zero.