E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bordi i ri vendos për të ardhmen

E ardhmja e Diego Maradonës në Al Wasal do të vendoset nga Bordi i ri i skuadrës, pas dorëheqjes së kryesisë së mëhershme.

Gjatë kësaj jave, nga klubi janë larguar Bordi i drejtorëve, pas një sezoni zhgënjyes, dhe ky ishte viti i parë i Maradonës i cili kishte kontratë dy vjeçare.

Bordi i ri i emëruar fundjavën që shkoi, në krye me Hasan Al Marri, ka njoftuar se e ardhmja e Maradonës do të vendoset shumë shpejt.

“Ne do të flasim për të ardhmen e Maradonës dhe të gjitha çështjeve tjera që kanë të bëjnë me klubin, në ditët e ardhshme”, tha Al Marri.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›