E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marcelo është rritur si lojtar

Marcelo beson se ai është zhvilluar shumë si lojtar, që kur është transferuar nga Fluminense në Real Madrid në vitin 2007.

“Mendoj se kam kaluar një sezon të mirë. Kam pasur shansin që t’i ndihmoj bashkëlojtarët e mi të fitojmë shumë ndeshje. Ata më kanë ndihmuar shumë që të bëj progres në lojën time”, tha Marcelo për faqen zyrtare të klubit.

Marcelo kishte arritur në Santiago Bernabeu si zëvendësues i Roberto Carlosit në vitin 2007 dhe që nga atëherë me Real Madridin ka fituar tre tituj të La Ligës, një të Copa del Rey dhe një Super Kupë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›