Borë dhe shi në të gjithë vendin, probleme me qarkullimin rrugor
Moti i keq ka vijuar edhe sot në të gjithë vendin duke krujuar probleme në qarkulimin rrugor. Në zonat malorë, kryesisht në Korçë dhe në veri gjatë natës së mbrëmshme ka patur rreshje bore, duke bllokuar në këtë mënyrë disa akse.
Policia lajmëron drejtuesit e makinave që në akset Zëmblak- Kapshticë, Korçë-Ersekë-Leskovik, dhe Dardhë- Boboshticë, të përdorin ziinxhirë, pasi bora në rrugë ndodhet në sasi të mëdha.
Probleme ka edhe në akset veriore, konkretisht në Pukë-Fushë Arrëz-Qafë Mali-Kukës, Qafë Mali-Fierzë, si dhe Peshkopi-Klos dhe Bulqizë-Maqellarë.
Ndërkohë Shqipëria e Mesme është përballur gjatë natës së mbrëmshme dhe sot me rreshje të shumta shiu duke bërë që në disa akse të ketë rrëshqitje dheu. Për momentin ka vështirësi qarkullimi në aksin Elbasan-Peqin-Librazhd, pasi ka rrëshqitje dherash dhe gurësh. Ndërkohë deri më tani në asnjë aks nuk kanë ndërhyrë punonjësit e Drejtorisë së Rrugëv.
/IDEA/
Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook
Ndani me ne komentet tuaja: