E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e fatorinos arrest me burg per Sulejman Morinen

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Sulejman Morinën, i dyshuar si autori i vrasjes së faturinos 17 vjeçar. Gjykata e Tiranës ka vendosur arrest me burg si masë sigurie për Morinën, i cili u dorëzua në polici dy ditë më parë ku ka marrë përsipër vrasjen e Julian Cunit. Sulejman Morina nëpërmjet avokatit Zeni Qinami i ka kërkuar gjykatës një masë me 15 ditë burgim, duke pretenduar se nuk është vrasësi dhe do bashkëpunojë me organin e akuzës për arrestimin e autorit.

Ndërsa prkurori Etion Kapo ka kërkuar që Suljeman Morina të qëndrojë në burg nën akuzën e plagosjes me dashje me pasojë vdekjen duke argumentuar rrezikshmërinë që i pandehuri paraqet për shoqërinë. Gjyqtari Ibrahim Hoxha, pasi ka dëgjuar palët ka vendosur të lërë në burg Sulejman Morinën duke vlerwsuar të ligjshëm ndalimin e tij. Për vrasjen 17 vjecarit Julian Cuni, policia është në kërkim të Klodian dhe Behar Morinës, dy të afërmve të Sulejmanit, të cilët ishin bashkëshoqërues të tij gjatë momentit të ngjarjes pasditen e 25 nëntorit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›