E Diel, 1 Nëntor 2026

Korrupsioni shtetëror, TI: Shqipëria zbret 18 vende, më i keqi në rajon

Tiranë- Sa i takon luftës kundër korrupsionit në sektorin publik, Shqipëria në raportin e fundit të organizatës prestigjoze Transparency International renditet në vendin e fundit për vitin 2012.

Sipas indeksit vendi ynë ka rënë në renditje 18 vende krahasuar me një vit më parë ishte e 95-ta sot rendidet e 113-ta.

Në raport vihet re se përpara Shqipërisë janë pozicionuar vende që edhe pse në krizë kanë luftuar korrupsionin mjaft mirë.

Sa i takon Kosovës vihet re se vendi rendidet i 105-ti, duke shënuar përmirësim e ngjitur për një vit plot 7 vende. Ndërkohë sa i takon vendeve në krizë financiare brenda Euros, Greqia siç edhe pritej ka nivelin më të keq të korrupsionit.

Po në Ballkan, Bosnje Hercegovina ka shkëlqyer duke u ngjitur me 19 vende, Maqedonia ruan të njëjtin nivel, kurse Mali i Zi ka pësuar regres me 9 vende. SHBA-të shënuan 6 vende rritje.

Në Indeksin 2012  Danimarka, Finlanda dhe Zelanda e Re lidhen me vendin e parë nga të 176 vendet, që do të thotë se ata ishin perceptuar të kenë nivele më të ulëta të korrupsionit në sektorin shtetëror. Suedia ishte e katërta me Singapori renditet i pesti.

Sipas raportit vendi më i keq në luftën kundër korrupsionit është Koreja e Veriut, e ndjekur nga Somali dhe Afganistani. Organziata publikoi Indeksin e Përceptimit të Korrupsionit për vitin 2012 me renditjen e 176 vendeve sa i takon nivelit të tyre të korrupsionit në sektorin publik. Ajo ka paralajmëruar vazhdimisht Evropën që të adresojë rreziqet e korrupsionit në këtë sektor.

Për raportin e plotë klikoni këtu

/IDEA/

Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook 

Ndani me ne komentet tuaja:

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›