E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Borell: Mbështetja ushtarake për Ukrainën duhet të jetë për një kohë të gjatë

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian deklaruan se do të merrnin angazhime afatgjata për të forcuar sigurinë e Ukrainës, ndërsa Presidenti Volodymyr Zelensky u kërkoi atyre të fillonin punën për një raund të ri sanksionesh kundër Rusisë.

Gjatë samitit në Bruksel, liderët ritheksuan dënimin e tyre për luftën e Rusisë kundër Ukrainës dhe thanë se BE-ja dhe vendet anëtare të saj janë të gatshme” për të kontribuar në angazhimet që do ta ndihmonin Ukrainën të mbrohej në afat të gjatë.

Shefi i politikës së jashtme të bllokut, Josep Borrell, sugjeroi se ata mund të ndërtojnë mbështetjen ekzistuese të BE-së, siç është fondi Evropian i Paqes që ka financuar miliarda euro armë për Ukrainën dhe një mision trajnimi për trupat ukrainase.

“Mbështetja ushtarake për Ukrainën duhet të jetë për një kohë të gjatë”, tha Borell.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›