Briatore: Ky botëror është fals
“Ky botëror është i çrregullt.” Këtë e thotë Flavio Briatore dhe nuk pranon replika. Sipas numrit 1 të skuderisë franceze, për Reno, sezoni i 2009-ës nuk ka të njëjtën vlerë si për të tjerat.
“Dikush ka përdorur sistemin Kers e dikush jo. Dikush ka përdorur difuzorët e dikush tjetër nuk e ka bërë. Kampionati është kaotik,”- thotë Briatore për agjencinë “Dpa” në Valencia, ku të dielën u zhvillua gara për çmimin e madh të Europës.
Problemet që shtron menaxheri i Reno kanë të bëjnë me çështje teknike. Vetëm disa nga skuadrat kanë përdorur sistemin Kers, i cili rikuperon energjinë kinetike që garanton kuaj fuqi shtesë dhe gati 6 sekonda për xhiro.
Një pikë tjetër është ajo që ka të bëjë me difuzorët. Braun GP, Tojota dhe Uilliams e kanë interpretuar rregulloren në mënyrë të ndryshme, duke bërë që të kenë avantazhe të theksuara në krahasim me skuderitë e tjera, sidomos në pjesën e parë të sezonit.
“Duhet ta bëjmë këtë sport sa më tërheqës për publikun. Nevojitet më tepër shou, duhet të përmirësohemi në të gjitha aspektet. Duhet më shumë energji dhe gjallëri, është e nevojshme të flitet për sport dhe jo për politikë,”- tha Flavio Briatore.