E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tevez: Ferguson nuk më ka respektuar

Sulmuesi i Manchester Cityt, Carlos Tevez, thotë se ai është larguar nga Manchester Unitedi si pasojë e mungesës së respektit të trajnerit Sir Alex Ferguson ndaj tij.
"Mendoj se kam merituar më shumë respekt sesa është treguar ndaj meje".
"Ishte shumë e çuditshme. Në vitin e parë gjithçka shkoi mirë- isha pjesë e skuadrës dhe ndihesha i rëndësishëm për trajnerin dhe klubin".
"Në vitin e dytë, ishte një ndryshim i madh. Nuk kishte komunikim me menaxherin dhe fillova të ndjehem i padëshiruar", është shprehur argjentinasi për "Loaded".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›