E Shtunë, 31 Tetor 2026

Veh: Unitedi favorit për të fituar LK

Trajneri i Wolfsburgut, Armin Veh, thotë se Manchester Unitedi është favorit për të fituar Ligën e Kampionëve në edicionin 2009/2010.
Kampioni gjerman do të garojë në një grup (Grupin B) me Manchester United, CSKA Moska dhe Besiktas, ndërsa trajneri Veh beson se Djajtë e Kuq mund ta fitojnë garën më prestigjioze të futbollit evropian.
"Manchester United nuk është vetëm favorit në grupin tonë, por për titullin e Ligës së Kampionëve". "Mirëpo, ne dëshirojmë të kualifikohemi në fazën e eliminimit direkt, prandaj duhet t'i eliminojmë CSKA Moskën dhe Besiktasin", është shprehur Veh për UEFA.com.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›