Boris Johnson fiton votëbesimin, mbetet kryeministër i Britanisë së Madhe

Boris Johnson do të qëndrojë në detyrën e tij si kryeministër i Britanisë së Madhe. Ai fitoi votëbesimin të deputetëve konservatorë me 211 pro dhe 148 kundêr raporton BBC.
Rezultati u njoftua nga kryetari i Komitetit të vitit 1922, Sir Graham Brady.
Boris Johnson ka marrë 58.8% të mbështetjes nga Partia Konservatore, me 41.2% që kanë votuar kundër udhëheqjes së tij.
/rtsh.al/