Lufta, Zelensky thirrje Rusisë: Na ktheni të sigurtë robërit

Presidenti i Ukrainës Volodomyr Zelensky ka kërkuar kthimin e 2,500 të burgosurve ukrainas të kapur nga forcat ruse, raporton BBC. Ndërkohë Ministria e tij e Mbrojtjes po punon për të sjellë në shtëpi trupat e kapur nga forcat ruse në betejën për fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol.
“HUR Drejtoria kryesore e Inteligjencës e Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës po merret me këtë çështje. Në bazë të tij është krijuar një organ i posaçëm i përbashkët, por të burgosurit janë, për fat të keq, në duart e Federatës Ruse të cilëve nuk mund t’u besohet”, tha presidenti ukrainas duke shtuar se i besoi HUR-it për t’i kthyer trupat në shtëpi.
Në fund të muajit të kaluar, Denis Pushilin, udhëheqësi i Republikës Popullore të Donetskut të shkëputur të Ukrainës, tha se të burgosurit do të gjykoheshin atje. Ai tha gjithashtu se përfaqësuesit perëndimorë do të ftohen për të parë.
/rtsh.al/