Borisov merr votëbesimin e parlamentit

Nga Express më 19 qershor 2011 në ora 17:00
Deputetët bullgarë i dhanë votëbesimin qeverisë së drejtuar nga kryeministri, Bojko Borisov, njoftuan burime të ndryshme.
Me 124 vota kundër, 70 pro dhe dy abstenime, parlamenti bullgar hodhi poshtë propozimin për një mocion mosbesimi për qeverinë.
Kërkesën për këtë mocion e parashtruan Partia Socialiste bullgare dhe lëvizja ''Për të drejta dhe liri''.
Përfaqësuesit e koalicionit të kaltër dhe partisë nacionaliste ''Ataka'' nuk morën pjesë në votim.
Mbështetje kabinetit të Borisovit i dhanë edhe shtatë deputetë të pavarur.
Opozita në Bullgari kërkoi mocion mosbesimi për shkak të politikës anti-krizë që drejton qeveria e pakicës, e kryesuar nga Partia Qytetare për Zhvillim Evropian të Bullgarisë (GERB).