E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ushtari rus zëvendësohet me Supermenin

Nga Express më 19 qershor 2011 në ora 16:30

Në Bullgari kanë vendosur të tallen keqas me historinë dhe me artin e realizimit-socialist.

Një prej statujave me motive nga Lufta e Dytë Botërore, në Sofje, është modifikuar në mënyrë të tillë, sa tashmë nuk njihet.

Statuja simbolizon ushtrinë komuniste gjatë çlirimit të Bullgarisë.

Elementi më i veçantë është lyerja me ngjyrë të kuqe e statujës, që simbolizon komandantin.

Ndërkohë që ushtarët e Ushtrisë së Kuqe Ruse janë zëvendësuar, veç Supermanit, me Baba-dimrin dhe me Ronald McDonaldin.

Ende nuk dihet autori i lyerjes së skulpturave.

Monumenti gjigant është ndërtuar për të përkujtuar çlirimin e Bullgarisë nga ana e forcave sovjetike, në vitin 1944.

Kjo skulpturë cilësohet si shembull kryesor i socialist-realizmi të periudhës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›