E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Borrelli: BE do të nisë punën për misionin e ndihmës ushtarake për Ukrainën

Ministrat e mbrojtjes të Bashkimit Evropian kanë rënë dakord të fillojnë punën e nevojshme për ngritjen e një misioni të ndihmës ushtarake të BE-së për Ukrainën, tha të martën kryediplomati i bllokut Josep Borrell.

“BE ra dakortë të koordinojë ndihmën ushtarake ndaj Ukrainës. Diskutimi do të vijoj me çështjen e vendit ku do zhvillohet stërvitja dhe se si do realizohet kjo mbështetje”, u shpreh Borrell.

“Lufta në Ukrainë, pasoja të rënda në ushqim. Bota po përballet me vështirësi të mëdha financiare. OKB dhe Turqia punë të rëndësishëm për të zhbllokuar eksportin e grurit nga Ukraina”.

“Sfidat e sigurisë nuk lidhen vetëm me Ukrainën, pasi ka dhe skenare të tjera, siç është Mali, në Afrikën qendrore, ku Rusia ka një influencë negative, duke mbështetur grupe që shkelin të drejtat e njeriut . Po punojmë së bashku dhe për rajonin e Ballkanit perëndimor, veçanërisht për çësthjen e Bosnje Hercegovinës, apo çështja mes Serbisë e Kosovës, ku diskutimet duhet thënë kanë qenë pozitive. Tensionet në Bosnje Hercegovinë kanë patur frymëzim të jashtëm.”, u shpreh Borrell.

rtsh.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›