E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Çmimi i gazit, Presidentja e KE: Do ndërmarrim shumë shpejt reforma strukturore

Çmimi i gazit  në Europë ka rënë nën 260 euro, pasi arriti në nivele alarmante javët e fundit.  Presidentja e KE, Ursula von der Leyen tha se priten reforma strukturore të tregut të energjisë elektrike shumë shpejt. Sipas saj, ulja e çmimit të gazit vjen si shkak e vendosjes së një tavani të përkohshëm për çmimin.

“Reforma strukturore me shtrirje më të gjerë të tregut të energjisë elektrike do të nisë në fillim të vitit 2023 përmes një mjeti emergjence që vepron më shpejt. Po flasim për javë”, tha ajo.

Në tavolinë është opsioni i shkëputjes së çmimeve të energjisë elektrike nga çmimet e gazit. Ndërkohë, mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit të Ministrave të Energjisë është caktuar në 9 shtator.

Ndërkohë, Unioni ka theksuar se ndërhyrjet emergjente të shpallura nga Brukseli për krizën e çmimeve do të japin efekt brenda javëve të ardhshme./ CNN.gr

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›