E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Mitsotakis: Putin dhe Erdogan duan një qeveri tjetër në Greqi

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ka “shigjetuar” Turqinë dhe Rusinë, gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave, ku u diskutua mbi krizën energjetike.

Sipas Mitsotakis, mjedisi ndërkombëtar ka “re të errëta” që parashikojnë një dimër të zi, duke theksuar se Rusia po sulmon Evropën në tërësi me “armën” e gazit natyror, çmimi i së cilës është rritur 10 herë. Ai shtoi se Moska po shkakton paqëndrueshmëri politike brenda vendeve që reagojnë ndaj planeve të saj.

Sipas Mitsotakis presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu i tij turk, Recep Tayyip “nuk e fshehin se do të donin një qeveri tjetër në Greqi “./ CNN.gr

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›