E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Ushtria ruse merr kontrollin e fabrikës së çelikut në Mariupol

Ushtria ruse pretendon se ka marrë fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol.

Grupi i fundit i mbrojtësve të regjimentit Azov , një grup i përbërë nga 531 persona, janë dorëzuar, sipas ministrisë ruse të mbrojtjes.

“Territori i uzinës metalurgjike Azovstal në Mariupol, ku një grup militantësh ukrainas të formacionit nazist Azov është bllokuar që nga 21 prilli i këtij viti, është çliruar plotësisht”, tha gjeneralmajori rus Igor Konashenkov.

Njësitë e forcave të armatosura ruse, së bashku me divizionet e milicisë popullore të republikave popullore të Lugansk dhe Donetsk, vazhdojnë të rrisin kontrollin mbi territoret e Donbass./ BBC

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›