Borriello ndihet i rëndësishëm

Nga Express më 09 shtator 2011 në ora 18:45
Sulmuesi Marco Borriello thotë se tani ndihet i rëndësishëm te Roma.
Klubi nga kryeqyteti italian e kishte vënë në shitje Borriellon gjatë afatit kalimtar të verës por nuk mori ndonjë ofertë të mirë që do të përcillej me largimin e tij nga Olimpico.
“Isha i lënduar kur mësova se isha në shitje por tani ndihem i rëndësishëm dhe dua të luaj mirë. Kurrë nuk kam kërkuar të largohem dhe ndihem pjesë e projektit. Kam biseduar me trajnerin Luis Enrique dhe ai më ka thënë se jam i rëndësishëm për ekipin” tha Borriello për Sky Sport Italia.