Williams ne Stamboll. Pritet te firmose me Besiktas

Ylli i NBA, qendër mbrojtësi, Deron Uilliams ka mbërritur në Stamboll për të nënshkruar me klubin e Besiktas. Basketbollisti i New Jersey Nets ka mbërritur në Turqi, së bashku me familjen e tij, për të firmosur kontratën me klubin e Stambollit, ndërsa natyrisht është në pritje të fillimit të sezonit të NBA.
"Çdo gjë shkon mirë. Po pres të takoj skuadrën dhe jam në një qytet të ri, kështu që është diçka interesante. Më pëlqen të mësoj kulturën këtu dhe të kaloj sa më mirë gjatë kohës që do të luaj këtu," ka cituar Williams në aeroport.
Qendërmbrojtësi është në pritje të një zgjidhje për zhbllokimin e kampionatit amerikan të basketbollit NBA, por çështja ka mbetur pezull dhe Williams ka vendosur të ketë një aletrnativë për të mos humbur sezonin.
"Me shumë mundësi do tja arrijnë qëllimit, të gjithë duan të kenë një sezon të NBA, por nëse për ndonjë arsye kjo nuk ndodh unë do të kem një skuadër për të luajtur këtu dhe shoh përpara drejt kësaj mundësie," është shprehur Uilliams – një nga emrat e parë të NBA që firmos me një skuadër të huaj gjatë verës për shkak të mbylljes së NBA.
Eno Skarço