E Diel, 1 Nëntor 2026

Cana, së paku 15 ditë jashtë fushës

Nga Express më 09 shtator 2011 në ora 09:19

Lorik Cana nuk po e gjen rehatinë assesi në Itali. Pasi mbeti jashtë ekipit të parë të Lazios gjatë fazës përgatitore, mesfushori kosovar tash po përballet me një problem tjetër. Ai të martën ka pësuar një tërheqje muskulore në kofshën e këmbës së djathtë.

Pas ekzaminimeve të bëra, stafi mjekësor i klubit Biancocelesti ka konstatuar se përfaqësuesi shqiptar do të mbetet jashtë fushës së blertë për së paku 15 ditë.

Kështu, 28 vjeçari do t’i lëshojë tri ndeshjet e para të sezonit, me shpresën që të kthehet nga muaji tetor në formë të mirë fizike.

Debutimi i tij në Serie A ishte paraparë të premten kundër Milanit, por gjithçka është shtyrë për 2-3 javë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›