E Shtunë, 31 Tetor 2026

Viti i Xhemajlit

Nga Express më 09 shtator 2011 në ora 09:22

Ky do të jetë viti i Blerim Xhemajlit, i cili u transferua gjatë kësaj vere nga Parma në Napoli. Për këtë është i bindur selektori i Zvicrës U-21, Pierluigi Tami.

“Inler dhe Xhemajli e përbëjnë një dyshe solide. Blerimi nuk ka pasur përparim njëjtë si Gokhan, pasi nuk ka luajtur në vazhdimësi. Mirëpo, ai tashmë ka arritur në nivele të larta dhe ky mund të jetë viti i tij, gjithnjë nëse ka fat dhe nëse nuk lëndohet. Duke luajtur në vazhdimësi, fitohet edhe besimi dhe shpresoj që Blerimi të mund t’i demonstrojë kualitetet e tij”, deklaroi trajneri zviceran për emisionin Radio Goal në ‘Kiss Kiss Napoli’.

Tami mendon se edhe Xherdan Shaqiri mund të luajë pa problem në Napoli, pas formës së jashtëzakonshme që po e kalon. Sa i përket Kasamit, Tami mendon se bëri mirë që shkoi në Fulham, ku po luan rregullisht, pasi që në Palermo gjithnjë qëndronte në bankinë.

“Këtu është dallimi ndërmjet futbollit italian dhe atij evropian. Të rinjtë në ligat tjera e kanë mundësinë t’i shfaqin vlerat e tyre”, përfundoi Tami.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›