E Diel, 1 Nëntor 2026

Borsh, shkatërrohet investimi i BB-së, pushteti lokal hesht

Rasti i dytë që cilësohet skandaloz prej ambientalistëve është ai i rrugës këmbësore që lidh fshatin e Borshit me kalanë. Ky ishte një investim që e kërkoi vetë fshati para 3 vitesh dhe që e realizoi vjet qeveria, me një vlerë të përafërt 10 milionë lekë të reja. Por në më pak se një vit, në disa segmente është shkatërruar tërësisht për të... vjedhur telin e korrentit që kalon poshtë. Sipas ambientalistëve, keqbërësit kanë shqyer kalldrëmin në rrugën pedonale që të çon në kala e prej së cilës pritej rritja e numrit të turistëve në fshatin Borsh e për pasojë dhe të ardhurat e banorëve. Për fat te keq, edhe reagimi nuk erdhi as nga komuniteti i fshatit e as nga komuna Lukovë, por nga një ambientalist turist që shkoi në zonë. Komuna Lukovë, pjesë e së cilës është Borshi, ka edhe polici komunale, por për fat të keq, nuk ka vepruar për mbrojtjen e vlerave turistike dhe kulturore të komunitetit të zonës.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›