E Shtunë, 31 Tetor 2026

Borshardt :Opozita të bashkëpunojë me qeverinë

Ambasadori gjerman në Tiranë, Bernd Bochard i konsideron zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit një hap pozitiv përpara, duke iu referuar këtu regjistrimit të zgjedhësve, procesit të identifikimit me kartat e reja të identitetit dhe pasaportat biometrike. Në një intervistë dhënë për agjensinë gjermane të lajmeve Dojçe Vele, Borshard evidentoi disa nga arritjet, megjithatë sic tha ai, ka pasur edhe shkelje të konstatuara nga ana e ndërkombëtarëve gjatë fushatës, ditës së zgjedhjeve, e sidomos gjatë procesit të numërimit të votave. Megjithatë diplomati gjerman theksoi se një bashkëpunim i opozitës me maxhorancën është i domosdoshëm, pasi sic theksoi ai, reformat e mëdha integruese që vendi ka dhe do të ndërmarrë në të ardhmen kanë nevojë jetësore për mbështetjen e opozitës. Duke folur lidhur me marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Gjermanisë, Borshardt tha se Berlini zyrtar do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë sidomos në elementet që janë dhe kusht për integrimin e vendit në Bashkimin Europian. Ndërkohë ambasadori gjerman theksoi se duke parë progresin e Shqiperisë, plotësimi i kushteve të vëna nga ana e Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave me BE por dhe per integrimin ne kete organizem, eshte plotësisht i realizueshem. Sa i takon investimeve dhe asistencës së qeverisë gjermane në shqipëri, ambasadori Borshardt tha edhe për katër vitet që do të vijnë investimet gjermane do të fokusohen në energji, ujë dhe kanalizimin e ujërave të zeza. “Synimi ynë është të mbështesim fuqimisht Shqipërinë për t’u anëtarësuar në bllokun 27-anëtarësh- përfundoi Borshardt.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›