E Shtunë, 31 Tetor 2026

Borussia Dortmund per te mbyllur praktiken kualifikim

Ndeshja tjetër e mbrëmjes së sotme në Champions League është ajo ndërmjet Borusias së Dortmundit dhe Shaktjor Donjeck.

Përballje që edhe në sfidën e kthimit pritet të prodhojë futboll të bukur, mbi të gjitha në fazën sulmuese.

Pas barazimit 2-2 në Ukrainë, skuadra e Jurgen klop shfaqet favorite për tu kualifikuar mes tetë më të mirave në kontinent. Të paktën në letër, kalimi i fazën tjetër duket një formalitet.

Por, Shaktjori i Luçeskut, kërkon surprizën dhe do të provojë të gjitha shanset e saj. Rivalët gjermanë kanë qenë gjithmonë të preferuarit e kësaj skuadre.

Shaktjori e ka fituar trofeun e parë Europian kundër Verder Bremenit në vitin 2009, ndërsa në ndeshjen e fundit në Gjermani, ata fituan 1-0 me Shalken.

Ukrainasit janë të frikshëm kur luajnë jashtë fushe, me 22 gola të shënuar në 11 ndeshjet e fundit në Champions.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›