E Shtunë, 31 Tetor 2026

E dëshiron Maradonën, për inat të PSG-së!

Presidenti kontravers i skuadrës kampione në Francë, Montpellier, Luois Nicollin ka deklaruar se skuadra e tij dëshiron që ta ketë Maradonën si trajner të skuadrës për inat të PSG-së. Nicollin mendon se nëse do të vinte Maradona, atëherë skuadra e tij do të ishte gjithmonë në faqet e para të gazetave.

"Për të mërzitur sa më shumë PSG, unë do të isha gati të merrja si trajner Diego Maradonën. Me atë ne do të ishim gjithmonë në faqet e para të gazetave. Realisht që do t’i kisha thënë atij për të drejtuar këtu, por nuk e shoh atë të vijë te Montpellier dhe nuk kam forcën e sheikëve të Katarit për ta bindur" deklaroj Nicollin./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›