E Shtunë, 31 Tetor 2026

Borussia synon të luajë si Barcelona përmes Xhakës

Trajneri i Borrusia Moenchengladbachut, Lucien Favre, e preferon shumë stilin e lojës që zhvillon Barcelona - atë të njohur si "Tiki-Taka" me shumë pasime.

Dhe, ai këtë stil të lojës synon ta krijojë përmes mesfushorit kosovar, Granit Xhaka. "Xhaka duhet ta ketë për qëllim që të luajë sa më shpejtë dhe të jetë i fortë teknikisht", ka thënë Favre, njofton të martën "Blick". Xhaka 19-vjeçar këtë verë u transferua te Moenchengladbachu nga Baseli.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›