E Diel, 1 Nëntor 2026

Austri, Poloni dhe Rusi destinacione të mundshme për Odise Roshin

Nga ILIR CARA

Tifozët e Këlnit nuk janë dakord me vendim e drejtuesve për të larguar nga ekipi rraketën, ku në një diskutim on-line ata kërkojnë që shqiptari të mbetet pjesë e ekipit

Pas publikimit të lajmit se Odise Roshi nuk është në listën e të preferuarve të trajnerit të Këlnit, Holger Stanislavski, menjëherë kanë nisur të qarkullojnë destinacionet e mundshme të mesfushorit shqiptar.

Drejtuesit e klubit i kanë kërkuar menaxherit të fierakut që të gjejë një ekip të ri për Roshin, pasi ata kërkonin ta huazonin për të paktën një sezon. Sipas mediave gjermane, për mesfushorin e Këlnit ka interes nga disa vende të ndryshme, ku dje bëhej fjalë për në Austri, Poloni dhe Rusi, por pa adresa të sakta.

Para disa ditëve ishte trajneri i kombëtares së Shqipërisë, Xhani De Biazi, që në një prononcim për mediat italiane pohonte se Odise Roshi është i denjë për të luajtur në Itali, madje ai i kërkoi Igli Tares që ta afronte tek Lacio

Mbështetja e tifozëve Deklarimi i fundit trajnerit të Këlnit, Holger Stanislavski, ku kërkon që organika e tij të shkurtohet me tre futbollistë, ku mes tyre është edhe mesfushori i kombëtares shqiptare, Odose Roshi, nuk është pritur mirë nga tifozeria vendase. Madje dje express.de citonte se Këlni duhet ti besojë dhe ta mbajë rraketën, Odise Roshi.

Këtë ide të sajën media gjermane e hedh për diskutim, ku priste mendimin e tifozëve për këtë vendim të drejtuesve të Këlnit në lidhje me mesfushorin shqiptar. Në faqen se saj në facebook, portali gjerman express.de, si status të saj kishte një pyteje në lidhje me Roshin dhe u kërkonte tifozëve mendimin e tyre.

Pyetja ishte: FC Këlni po përgatitet për fillimin e sezonit, por pa rraketën. Çfarë mund të thoni për këtë vendim të drejtuesve?

Të shumtë kanë qenë tifoztë e Këlnit që i janë përgjigjur pyetjes së lëshuar për diskutim nga portali gjerman. Ajo që vihet re është se tifozët nuk janë dakord me vendimin e trajnerit për të larguar Odise Roshin, dhe shikohet se ata kanë besim të plotë tek mesfushori shqiptar, pasi është vetëm 21 vjeç, i shpejtë e shumë gjëra të tjera.

Në këto mendime të dhënë del qartë se tifozët preferojnë që Këlni të besojë më shumë tek Odise Roshi. Sipas tifozëve, Këlni është i zhytur në borxhe dhe këto largime janë pjesë e politikës së klubit për të reduktuar faturën financiare për sezonin e ri.

Gjithashtu, për tifozët Roshi mund të jetë në listën e të padëshiruarve nga trajneri edhe për faktin se lojtari nuk komunikon mirë në gjermanisht. Më poshtë po japim disa nga komentet e lëna nga tifozët e Klënit tek pyetja e shtruar për diskutim nga ana e express.de.

Roshi është një nga lojtarët e rinj më të mirë të ekipit. Nuk e kuptoj dot këtë vendim, po kush janë ata që mendojnë kështu. Me largimin e Roshit ne bëhemi ekipi me lojtarët më të ngadaltë.

Jam 100% tifoz i Këlnit, por nuk arrij ta kuptoj këtë vendim të drejtuesve. Mbase arsyeja është se Roshi nuk flet gjermanisht. Ai duhet të qëndrojë, pasi është i shpejtë dhe më këtë cilësi ia bënë më të lehtë punën ekipit.

Roshi është një mesfushor i madh, i cili në sezonin e shkuar luajti 20 ndeshje. Kjo nuk mjafton. Gjithmonë i kam respektuar vendimet e trajnerit Holger Stanislavski, por në këtë rast jo. Roshi është një lojtar, që i duhet Këlnit për sezonin e ri.

Por, përpos komenteve të shumta, që ishin në mbështetje të mesfushorit shqiptar, kishte dhe nga ata që nuk u bënte përshtypje, apo ishin dakord që Roshi të largohet, pasi në sezonin e shkuar vetëm një gol ndaj Kaizerslautenit ishte vërtetë pak.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›