E Diel, 1 Nëntor 2026

Skandal në Lojërat Olimpike, veri-koreanet braktisin stadiumin

Lojërat olimpike zyrtarisht ende nuk kanë filluar, por tashmë ndodhi skandali i parë për arsye të lëshimit të bërë nga organizatorët, të cilët në takimin e përfaqësueseve të futbollit në konkurrencën e femrave ndërmjet Kolumbisë dhe Koresë Veriore në displej gabimisht prezantuan flamurin e Koresë Jugore.

Kjo ndodhi para fillimit të takimit (sonte në orën 20 e 45 minuta), kur pranë emrave të futbollisteve të Koresë Veriore (komuniste) u paraqit flamuri jug-koren, udhëheqja e kombëtares koreane urdhëroi lojtare që të braktisin fushën.

Zyrtari i Koresë Veriore në këtë ndeshje e njoftoi arbitrin kryesor se në shenjë proteste kombëtarja e tij nuk do të luajë ndeshjen.

Takimi në stadiumin Hampden park megjithatë filloi me vonesë të madhe. Si njofton BBC, organizatorët kërkuan falje për gabimin e paqëllimshëm.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›