E Shtunë, 31 Tetor 2026

Borxhet e SHBA-së me pasoja për ekonominë botërore

Ministri amerikan i financave Tim Geithner i ka bërë thirrje deputetëve të Kongresit, që të bien dakord sa më shpejt për të ngritur kufirin maksimal të borxheve. Geithner ka kërkuar nga demokratët dhe liberalët që t`i japin botës një "sinjal të qartë", se detyrimet financiare do të përmbushen.

Pas agjencisë së vlerësimit Moody`s edhe agjencia Standard & Poors deklaroi se do të ulë për SHBA-në koeficientin e besueshmërisë së kredive, për shkak të grindjeve për borxhet. Grada e klasifikimit të kredive, tha S & P mund të ulet edhe në rast se arrihet marrëveshja për borxhet.

Presidenti Barack Obama, është duke u përpjekur të arrijë një kompromis për paketën e kursimeve prej 2 bilionë dollarësh.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›