E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mazhoranca miratoi me 72 vota ndryshimet ne buxhetin e vitit 2011

Mazhoranca miratoi me 72 vota ndryshimet në buxhetin e vitit 2011.

Këto ndryshime konsistojnë në shkurtimin e shpenzimeve në vlerën e 18.3 miliardë lekëve dhe reduktimin e të ardhurave me 14 miliardë lekë.

Përmes këtyre fondeve që do të rezervohen, do të mundësohet rritja e pagave dhe e pensioneve.

Gjithashtu, qeveria, vendosi të bëjë rishikimin e buxhetit të këtij viti, edhe në ndikimin e situatave financiare në vendet e tjera, me qëllim ruajtjen e stabilitetit financiar në vendin tonë.

Kjo i referohet mbajtjes së borxhit publik në nivelin e 57.9 për qind si dhe ruajtjen e deficitit buxhetor në masën 3.5 për qind.

Ndërkaq, rritja ekonomike që është programuar në këtë draft të rishikuar, është 5 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›