E Shtunë, 31 Tetor 2026

Borxhet i marrin jeten Elezit

TIRANE - Borxhet e marra per te ndertuar shtepine e tij, ne Tirane, me ne fund i kane marre jeten nje 42-vjecari. Kujtim Elezi, 42 vjec, me origjine nga Kukesi, por me banim ne rrugen "Mustafa Mara", ne kryeqytet, eshte gjetur i vdekur ne mbremjen duke gdhire dita e djeshme. Lajmi eshte konfirmuar nga burimet zyrtare te Policise se Tiranes, sipas se ciles, 42-vjecari Elezi, ka nderruar jete ne oren 23:00, minuta. Pak minuta me pas kur eshte gjetur nga familjaret e tij, te cilet jane munduar qe t'i japin ndihme, por gjithcka ka qene e kote pasi ai kishte nderruar jete. Burime nga grupi hetimor, kane bere te ditur se viktima e veteflijimit kishte tentuar dhe me pare qe t'i jepte fund jetes, duke pire helm fostoksine. Por ate here familjaret kane qene te shpejte dhe e kishin derguar 42-vjecarin ne spital, ku ishte bere e mundur qe ai te shpetohej. Pasi kane pare se Elezi, kishte nderruar jete, eshte njoftuar dhe policia, e cila ka bere hetimet ne lidhje me ngjarjen.

Historia

Kujtim Elezi, 42-vjec, kishte ardhur ne Tirane nga Kukesi. Ai kishte jetuar per disa kohe, tek vjehrri i tij, por me pas kishte nisur te ngrinte banesen e vet. Ne kete menyre, duke mos pasur para qe te mbaronte shtepine, ai kishte marre para borxh, nga disa te njohur te tij. Por kalimi i kohes se borxhit dhe mungesa e parave per t'u shlyer, kishte bere qe ai disa kohe me pare te vete helmohej, por duke shpetuar. Efektivat e Komisariatit numer 1, kane shkuar ne vendin e ngjarjes, per te hetuar rreth shkaqeve te vdekjes. Kane qene familjaret e tij, qe e kane gjetur Elezin te pajete ne oborr. Ata jane mundur qe t'i japin ndihmen e pare atij, por gjithcka ka qene e kote pasi ai kishte nderruar jete. Pas disa minutash nje telefonate ka njoftuar dhe policine, e cila ka mberritur ne vendin e ngjarjes. Se bashku me ta kane mberritur dhe ekspertet e Mjekesise Ligjore, qe kane hetuar per arsyet qe e kane cuar drejt vdekjes 42-vjecarin, i martuar dhe me femije.

Policia

Pas telefonates ne sallen operative, ne drejtim te baneses jane nisur disa patrulla te Komisariatit numer 1. Keta te fundit kane nisur hetimet dhe kane marre ne pyetje familjaret qe kane qene aty kur eshte gjetur i vdekur 42-vjecari. Ata kane treguar per policine, problemet dhe hallet qe kishte pasur ai. Pasi jane marre ne pyetje te afermit, trupi i viktimes eshte derguar drejt morgut, per analiza te tjera. Sipas eksperteve Kujtim Elezi ka vdekur si pasoje e mbytjes me litar, e shkaktuar nga vetevarja. Burimet nga vendi i ngjarjes kane bere te ditur se, kjo nuk ishte tentativa e pare e burrit per t'i dhene fund jetes. Nga hetimet e policise eshte arritur ne perfundimin se, 42-vjecari Elezi, me banim prej disa vitesh ne kryeqytet dhe me pare kishte tentuar te vetevritej. Ai kishte pire fostoksine por ishte derguar shpejt ne spital dhe kishte mundur te shpetonte. Kjo ngjarje kishte ndodhur disa muaj me pare. Artan Cena


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›